Policia ka dalë në një njoftim zyrtar pas plagosjes me armë zjarri e cila ndodhi ditën e sotme në qytetin e Lezhës. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli, i cili ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15, ndërsa Pikuli është transportuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore. Shërbimet e Policisë janë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. 

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:15, në fshatin Manati, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi D. P., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë janë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ëve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.