Pas një konflikti të çastit në Kuçovë, në lagjen “Llukan Prifti” një 41 vjeçar është plagosur me mjet prerës.
I plagosuri me inicialet E.B. është dërguar në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të plagosjes dhe është një shtetas 24 vjeçar me inicialet B.A., banues në Kuçovë.
Njoftimi i Policisë:
Kuçovë
Plagosi me mjet prerës (thikë) një 41-vjeçar, për shkak të një konflikti të çastit ndërmjet tyre, Policia identifikon autorin dhe vijon punën për kapjen e tij.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, për plagosjen e shtetasit E. B., të kryer mbrëmë, në lagjen “Llukan Prifti”, për shkak të një konflikti të çastit, u bë i mundur identifikimi i autorit të këtij rasti, shtetasit B. A., 24 vjeç, banues në Kuçovë.
I dëmtuari, shtetasi E. B. vijon të marrë asistencë mjekësore në Spitalin e Traumës, ku është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq, Policia vijon punën për kapjen e shtetasit B. A. dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij konflikti.