Efektivi, Anxhelo Kumaraku që u plagos natën e shkuar në Shkozet, ka deklaruar para uniformave blu, versionin e tij të ngjarjes.
Sipas burimeve nga grupi i hetimit, i është marrë një deklaratë e shkurtër agjentit të komisariatit numër 4, Kumarakut u shprehu se ka qenë te dera e shtëpisë së tij.
Ai shtoi se, pasi a konstatuar një automjeti tip ‘BMW’ , ka dashur ti pyes nëse kanë diçka nevojë dhe në atë moment, ata kanë qëlluar drejt tij. Sipas Kumarakut, ai ka qëlluar vetëm një herë në drejtim të vëllezërve Lika që këta të fundit të largoheshin, por është plagosur me një plumb në këmbë.
”Unë desha që të shkoja t’i pyesja nëse kanë nevojë për ndihmë ose u duhet diçka, por në atë moment ata qëlluan drejt nesh, ka thënë Kumaraku”, tha efektivi.





