Një plagosje me thikë është regjistruar pak minuta më parë në lagjen nr.5 të Durrësit, në një lokal pranë ish-sheshit “Pranvera”.
Mësohet se dy të rinj janë konfliktuar njëri me tjetrin për arsye banale dhe njëri prej tyre është plagosur me thikë në krah.
Në vendngjarje vihet re prani e shtuar e policisë dhe ambulancës që po i ofron ndihmën e parë të plagosurit.
Paraprakisht mësohet se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.
Deri tani nuk dihet identiteti i të rinjve të përfshirë në konfliktin e çastit.





