LUSHNJE– Një 27 vjeçar dhe djali i tij i mitur 2 vjeç kanë gjetur vdekjen pasditen e sotme pas shpërthimit të një granate. Ngjarja e rëndë është regjistruar në Divjakë.
Sipas policisë së Lushnjës rreth orës 18:20 shtetasi Dashnor Gaxha, 27 vjeç ka qenë duke përgatitur granatën për peshkim dhe pranë ka pasur dhe djalin e tij të vogël, A. Gaxha, vetëm 2 vjec. Ka qenë ky momenti, që sipas bluve, 27-vjeçarit i ka shpërthyer granata. Si pasojë, kanë gjetur vdekjen në vend nga plagët e marra, atë e bir.
Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, por pista kryesore e hetimit mbetet se ngjarja ka qenë aksidentale.