Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në qytetin e Pogradecit.

Një konflikt mes disa personave në afersi të agjencisë së qytetit ka agravuar në përdorimin e mjeteve të mprehta.

Nuk ndihen ende rrethanat e ngjarjes ndërkohë që policia ka shoqëruar disa persona në komisariat.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë në konflikt.