Kritikat ndaj Pogba nuk kanë fund. Vlerësimi i Juventus prej më shumë se 100 milionë euro për futbollistin ka bërë që të gjithë ta mbanin nën vëzhgim atë, duke shtuar ndjeshëm presionin ndaj tij. Edhe Emmanuel Petit, kampion bote në 1998-ën dhe i Europës në 2000-in me fanellën e Francës, nuk është kursyer kundrejt 23-vjeçarit. “Një harxhim parash”, kështu e ka përshkruar ai mesfushorin e ri, duke i dhënë vazhdimësi zërave që qarkullojnë që nga fillimi i Europianit. Më pas ka vazhduar, duke thënë se: “Me 100 milionë euro do të blija Luis Suarez. Pogba ka një të ardhme të madhe përpara, por është shumë shpejt për t’u transferuar”. “Ne flasim për të si të ishte një fenomen, por për mendimin tim nuk është. Nuk ka akoma nivelin për të luajtur në Champions League apo me kombëtaren”. Më pas e ka mbyllur duket thënë se: “Nëse Real Madrid do ta kishte dashur, do të kishte vënë paratë mbi tavolinë, por nuk ka ndërmend të përplaset me United për Pogba. Ka një arsye për këtë”. Paraqitja e lojtarit të Juventus ka lënë shumë për të dëshiruar në Europian dhe veçanërisht në finalen e së dielës, por këto kritika, ndaj një futbollisti 23 vjeç, duken të ekzagjeruara. Gjithsesi, tani i takon Paul t’i bëjë të gjithë të heshtin në fushën e lojës. Sigurisht, kjo eksperiencë do ta bëjë akoma më të fortë në aspektin psikologjik.
Plasin kritikat për futbollin francez, “Pogba është një harxhim parash”
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Tërmet” politik në Gjermani | CDU bie nën 20%, rritet presioni ndaj Friedrich Merz
BE forcon partneritetin me Groenlandën, synon ta mbajë larg SHBA-së
Pesë të vdekur pas rrëzimit të avionit të Amazon në aeroportin e Miamit
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 5 mjete, humb jetën një 45-vjeçar





