Plazhi i Porto Romanos rrezikon të zhduket për shkak të avancimit të erozionit detar. Sipërfaqe të mëdha toke të zonës turistike të Durrësit është mbuluar nga uji pasi deti po përparon në mënyrë të frikshme.

Pavarësisht gurëve të hedhur anës rrugës, dallgët vijojnë të gërryejnë tokën dhe si duket, nuk do të jetë e largët dita kur një ndër plazhet e preferuara të durrsakëve të mos ekzistojë më.

Në më pak se një dekadë uji ka mbulua të paktën 15 metra nga toka dhe gjurmët e gërryerjes detare janë të dukshme. Brezi i parë i bunkerëve të ndërtuar në mesin e viteve ‘70 janë zhytur në ujë ndërsa i dyti herë pas here mes dallgëve.