Të hipësh në një makine sportive Ferrari me ngjyrë të kuqe të ndezur nuk do të thotë që mund të ngasësh kudo, madje as në Itali.

Një turist amerikan u gjobit pasi hipi me një Ferrari Spider në Piazza della Signoria, një shesh i famshëm i këmbësorëve në qendrën historike të qytetit të Firences. Ai u kap të hënën kur parkoi Ferrari Spider-in e regjistruar në Zvicër, pasi u pa duke vozitur përgjatë rrugës ngjitur Via dei Gondi.

Sheshi që turisti kaloi me makinë është normalisht i mbushur me turistë, shumë prej të cilëve vizitojnë Galerinë Uffizi, shtëpia e disa prej veprave më të famshme të artit të Italisë.

Ai u gjobit me 470 euro (506 dollarë) nga policia pasi kontrollet zbuluan se ai nuk kishte dokumentet e duhura për të vozitur në Itali në rrugë, e aq më tepër në shesh.

“Kontrollet zbuluan se shoferi 43-vjeçar kishte një leje drejtimi amerikane që nuk përputhej me konventat ndërkombëtare dhe nuk kishte një leje drejtimi ndërkombëtare apo përkthim zyrtar”, thuhet në një deklaratë nga Bashkia e Firences.