Një 39-vjeçare shqiptare bashkë me fëmijën e saj të mitur ka arritur t’i shpëtojë burrit, vëllait dhe vjehrrit të saj, të cilët po e ndiqnin nga pas për ta dhunuar.

Mediat greke shkruajnë se shqiptarja nuk dinte të fliste gjuhën greke, por falë aplikacionit Google Translate ka rritur të lajmërojë policinë.

Në momentin që efektivët e policisë mbërrijnë në vendngjarje, burri, vëllai dhe vjehrri po tentonin të hynin me forcë në makinën ku ishin mbyllur 39-vjeçarja dhe fëmija 12-vjeçar.

Tre autorët dyshuar ndodhen në burg duke pritur vendimin e drejtësia greke, pasi akuzohen për dhunë fizike ndaj shqiptares dhe fëmijës së miturit.