Ka humbur jetën një shtetas indian, i cili po punonte në një gurore në fshatin Floq të Korçës.
Mësohet se viktima është aksidentuar te gurorja ku punonte.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por policia po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes. Do të merren në pyetje edhe administratorët e gurores.