POGRADEC – Trupi i masakruar me gurë e shkopinj i një 38-vjeçari është gjetur i pajetë fshatin Cërravë të qytetit të Pogradecit. Policia dyshon se krimi është realizuar 2 ditë më parë, ndërsa ka vënë në pranga një person të dyshuar si autor të masakrës. 

Ka qënë ora rreth 12:30 kur policia ka marrë njoftim se në fshatin Cërrave-Pogradec, është gjetur një person i vrarë, i hedhur në një kanal. Trupi i pajetë ishte i mbuluar me mjete rrethanore. 
pas verifikimeve tw policisw ka rezultuar se i vrari është shtetasi Erjon Ibi 38 vjeç, banues në Cërravë.

Pak orë pas zbulimit të krimit policia bëri të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes. Sipas policisë krimi ka ndodhur për motive të dobëta. 

“Ai është shtetasi Xhensil Lipo 19 vjec, banues në fshatin Leshnicë-Pogradec. Nga hetimet e deritanishme rezultoi se kjo ngjarje ka ndodhur pas një konflikti per motive të dobëta ne fshatin Cerravë”, bëri të ditur policia. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe sendet (gurë, shkopinj) me të cilat autori realizoi vrasjen.