Zbardhen detaje të reja nga hetimi policor që po zhvillohet për zbardhjen e ngjarjes ku një peshkatar durrsak akuzohet nga një shtetase ukrainase për përdhunim. Sipas njoftimit të policisë, denoncimi është bërë nga 33-vjeçarja ukrainase O.L.,e cila pretendon se 53-vjeçari SH.G, e ka ftuar në banesën e tij, ku e ka përdhunuar dhe më pas është larguar.

Nga hetimet paraprake të deritanishme rezulton se 33-vjeçarja ukrainase është njohur me peshkatarin ditën e ngjarjes dhe pasi kanë konsumuar alkool gjatë gjithë mbrëmjes kanë shkuar në shtëpinë e 53-vjeçarit. Rreth orës 5:00 të mëngjesit, gruaja në gjendje të dehur ka telefonuar policinë, duke kërkuar ndihmë duke pretenduar se peshkatari po e përdhunonte.

Njoftimi i Policisë

Më datë 20.09.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit Sh.G, vjeç 53, banues në Durrës, pasi dyshohet se, ka ftuar në banesën e tij shtetasen O.L, vjeç 33, banuese në Ukrainë dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.