Policia e Durrësit po punon për gjetjen e dy personave, të cilët kanë humbur kontaktet me familjarët.
Rasti i parë ka të bëjë me një 39-vjeçar, për të cilin ka denoncuar vëllai i tij.
“Më datë 13.10.2024, në Komisariatin e Policisë Kavajë, ka kallëzuar shtetasi E. V., 38 vjeç, se prej rreth 1 muaji, ishte larguar nga banesa në Golem, vëllai i tij, shtetasi L. V., 39 vjeç. Po punohet për gjetjen e 39-vjeçarit”, njofton policia.
Ndërsa rasti i dytë ka të bëjë me një 25-vjeçare, e cila sipas denoncimit të vjehrrit të saj, kishte udhëtuar nga Italia drejt Rinasit ditën e diel e më pas ka humbur kontaktet.
“Më datë 13.10.2024, në Komisariatin e Policisë Kavajë, ka kallëzuar shtetasi H. M., 62 vjeç, se ka humbur kontaktet me bashkëshorten e djalit të tij, shtetasen S. P., 25 vjeçe, e cila sipas deklarimeve të këtij shtetasi, kishte udhëtuar dje, nga Italia, ku ajo banonte, në Rinas. Po punohet për gjetjen e kësaj shtetaseje”.