27 nëntor 2013 – Bie ne prangat policise se shtetit një nga të arratisurit nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës. I arratisuri Gëzim Toma u arrestua në Greqi, në fshatin Elaptaora. Behet me dije se jane lokalizuar edhe dy te arratisurit e tjere.
Sipas mediave greke, përpara arrestimit të Gëzim Tomës, policia greke dhe 3 të dënuarit janë përleshur me armë në malet e Kosturit. Të arratisurit Haxhiraj dhe Lula kanë mundur të largohen, ndërsa Gëzim Toma ka rënë në prangat e policisë greke. Sipas gazetës ‘Ta Nea’, Gëzim Toma është plagosur gjatë operacionit.
Drejtori i Policisë së Korçës bëri të ditur se Gëzim Toma është kapur në mal, dhe momentalisht ndodhet në komisariatin e Kosturit në Greqi. Sipas kreut të policisë së Korçës, edhe dy të arratisurit e tjerë po kërkohen në mal, pasi dyshohet se janë fshehur në zonën përreth.
I arrestuari Gëzim Toma u arratis nga burgu i Drenovës pasditen e së shtunës më 25 nëntor, së bashku me 6 të burgosur të tjerë.





