MOTI I KEQ– I ftohti dhe ngricat që prej disa ditësh kanë pushtuar një pjesë të mirë të vendit tonë kanë krijuar probleme në shumë akse rrugore. Për të parandaluar aksidentet me pasoja për jetën e qytetarëve,
Policia e Shtetit ka bërë publike akset ku nuk mund të udhëtohet pa zinxhirë dhe porosit drejtuesit e automjeteve që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e Kodit Rrugor.
Ministria e Transportit është duke punuar për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset dhe për kthimin e tyre në të kalueshme.
Në rastet kur ndodhen në vështirësi, qytetarët mund të kontaktojnë me shërbimet e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin përmes numrit telefonik pa pagesë 129, si dhe numrit 126.
Në qarkun e Kukësit dhe Dibrës disa akset ku duhen përdorur zinxhirët janë: aksi B.Curri – Valbonë, aksi Krumë – B. Curri, aksi Kukës – Topojan, aksi Kukës – Ujmisht – Zall Dardhë – Muhurr – Peshkopi, aksi Kukës – Bushtricë – Kala e Dodës – Sllovë – Peshkopi, aksi rrugor Topojan – Shishtavec etj
Në qarkun e Shkodrës dhe Lezhës disa akset ku duhen përdorur zinxhirët janë: aksi Shkodër – Koman, aksi Qaf Çelë – Pukë – Fushë Arrës, aksi Qafë e Malit – Fushë Arrës – Shpal, akset Koplik – Razëm, aksi Qafë Mali – Dardhë – Fierzë, akset rrugore në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës etj.
Në qarkun e Korçës disa nga akset ku duhen përdorur zinxhirët janë: aksi Kapshticë – Korçë – Qafë Thanë, aksi Boboshticë – Dardhë, aksi Korçë – Voskopojë, aksi Korçë – Ersekë – Leskovik, aksi Korçë – Goricë.
Në qarkun e Gjirokastrës duhet lëvizur me zinxhirë në aksin Jorgucat – Qafa e Muzinës,
Në qarkun e Vlorës duhet lëvizur me zinxhirë në aksin Vlorë – Llogara.