Policia ka kryer kontrolle në zyrat e Partisë Socialiste në qytetin e Kavajës.

Sipas News 24 ditën e djeshme rreth orës 11:00 uniformat blu kanë kontrolluar zyrën e PS në Kavajë pasi kishte informacione dhe indicie se aty ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit.

Kontrollet u zhvilluan pas informacioneve të marra në rrugë operative nga policia.  Ka patur dyshime se në zyrën e PS mund të kishte pajisje të lojërave të fatit. Por, nga kontrolli i cili ka zgjatur rreth 30 minuta, mësohet se nuk janë gjetur pajisje të paligjshme.

Gjatë kohës kur policia ka zhvilluar kontrollet në zyrën e PS ka qenë kryetari dhe disa anëtarë të strukturave.