Vijon operacioni i Policisë Kufitare në plazhet e vendit për të sekuestruar të gjitha mjetet lundruese pa dokumentacion.
Në një njoftim për shtyp të policisë nënvizohet se “Policia Kufitare vijon operacionin për evidentimin dhe bllokimin e atyre mjeteve lundruese që janë pa dokumentacion ose që nuk respektojnë rregullat e lundrimit si dhe lundrojnë në zona që janë të ndaluara, ku pushuesit bëjnë plazh”.
Gjatë dy ditëve në të gjitha plazhet e vendit janë bllokuar 11 mjete ujore, nga këto 1 skaf, 2 gomone e 8 motorrë uji.
Operacioni vjen në vijim të punës së përditshme të bërë nga Policia Kufitare që nga fillimi i sezonit veror e deri më datën 3 Gusht, ku gjatë kësaj periudhe janë bllokuar edhe 13 mjete të tjera ujore.





