Tuluza ka arritur të fitojë në shtëpi me rezultatin 4-2 ndaj Montpeliesë, e vlefshme për javën e 9 të Ligue 1 franceze. Në minutën e 58′ ka ndodhur diçka e pahijshme nga tifozët.

Një grupim tifozësh kanë hedhur në drejtim të fushës së blertë gaz lotsjellës. Menjëherë të gjithë që ishin prezent në fushë filluan duke pasur pasojat e gazit lotsjellës dhe arbitri e ndaloi ndeshjen deri sa situata të shkonte drejt normalitetit.

Futbollistët dhe stafet teknike përfituan nga kjo ndalesë duke konsumuar ujë për të hequr disi efektin e gazit lotsjellës.