Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka dënuar atë se çfarë ndodhi në protestën e zhvilluar në Zvërnec dy ditë më parë, ku një qytetar u dhunua dhe u tërhoq zvarrë nga dy persona, pjesë e kompanisë private të sigurimit.
Skënder Hita: Policia u shfaq e fjetur dhe jo profesionale, duke mos arrestuar punonjësin që goditi me grusht qytetarin, ajo trupë na turpëron të gjithëve. Prandaj kam urdhëroj që prej pasdites së datës 30 maj të ngrihet një grup i posaçëm hetimor për të hetuar veprimet e kryera gjatë protestës, si dhe kam urdhëruar drejtorin e standardeve në policinë e shtetit e cila ka nisur hetim disiplinor për zinxhirin komandues të policisë Vlorë





