Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamjet nga punimet e poligonit të parë publik në Fushë-Prezë.

Ai tregon se kjo do shërbejë për të gjithë drejtuesit e rinj të mjeteve që do marrin patentën, por edhe për aktivitete edukative.

“Mirëmëngjesi, dhe nga puna për poligonin e parë publik që po ngrihet në Fushë-Prezë, një hapësirë prej 6 mijë m2, e cila do të shërbejë për orët e praktikës për të gjithë drejtuesit e rinj të mjeteve që pritet të marrin rishtazi patentat, por edhe për aktivitete shtesë edukative që kanë të bëjnë me digjitalizimin dhe sigurinë rrugore, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.