Padyshim që do të protestoj!

25/01/2018 - 13:18

Nga Ylli Manjani

Jo thjesht si opozitar, por edhe më thjesht akoma, si qytetar kam ndërmend të protestoj.

Detyra numër 1 e çdo qytetari është të protestojë ndaj të keqes!

Çdo ditë protestoj, por të shtunën do ta bëj bashkë me të tjerë, live në shesh!

Nuk do shkoj në zgjedhje, por në protestë! Nuk do shkoj për të ndarë kush është më i miri, por për të denoncuar të keqen, rrenën, mashtrimin, sundimin dhe paligjshmërinë!

Kur të vijë dita e zgjedhjeve do të kem mundësi të zgjedh. Sot do protestoj!

Jam po aq i velur sa shumë të tjerë nga partitë, por ska mënyrë tjetër organizimi shoqëror më efektiv. Ndaj do t'i bashkohem thirrjes së opozitës edhe si opozitar, por më shumë si qytetar!

Nuk pranoj të gënjehem! Nuk gënjej askënd dhe s'ka pse të pranoj të gënjehem!

Jam qytetar Europian dhe dua të jem pjesë e Europës. Kam respekt për kontinente e popuj të tjerë, por mbetem Europian. Qeveria do të më bëjë turk!!! Për këtë protestoj!

Lirinë që qytetarit ja ka dhënë perëndia, ja merr qeveria! Pa dyshim protestoj ndaj qeverisë, që të mos katandisem t'i kërkoj hesap perëndisë!

Ligji është garancia e qytetarisë dhe jo pronë e qeverisë! Qeveria e shkel ligjin, qytetaria duhet të shkelë qeverinë jo veten!

Për të gjitha ato tema që këtu i kemi debatuar bashkë, drogën, krimin, arrogancën, paligjshmërinë, padrejtësinë e sundimin e shumicës fiktive, kam ndërmend të protestoj!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sekretari i Përrgjithshëm i PD Gazmend Bardhi ka denoncuar një vendim të rrezikshëm sipas tij, për banorët e Kavajës.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë krah Presidentit Ilir Meta për të marrë pjesë në besëlidhjen e 2 marsit, në mbrojtje të

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka njoftuar se deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast shqiptarësh t

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas aludimeve për prezencën e personave të infektuar me koronavirus edhe në Shqipëri.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar lidhur me deklaratat e raportueses së PE-së në Shqipëri, Isabelle Santos se janë duke

Aktori Neritan Licaj ka konfirmuar pjesëmarrjen në tubimin e thirrur nga Presidenti Ilir Meta për mbrojtjen e Kushtetutës më 2 mars.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka bërë apel qeverisë shqiptare për të marrë masat lidhur me përhapjen e koronavirusit në ven

Partia Demokratike ka publikuar një video ku kujton Ramën kur deklaronte se Shqipëria nuk do të importonte më plehra nga jashtë, një prem

Ish- ministri i Bujqësisë Edmond Panariti pas situatës në Itali me koronavirusin, ngre alarmin se rreziku tashmë për Shqipërinë është pas

Thirrjeve të shumta të presidentit ndaj qytetarëve për t’i bashkuar në atë që ai e ka quajtur “manifestim kundër Grushtit të Shtetit