Kandidati i PDIU dhe Aleancës për Ndryshim, Florian Tahiri, ka marrë një mbështetje të madhe morale nga shoqata “Çamëria” në Kosovë.

Drejtuesit kryesorë të kësaj shoqate në Kosovë kanë udhëtuar drejt Durrësit për t’i shprehur Tahirit suportin e tyre dhe njëkohësisht për ta inkurajuar në garën elektorale.

“Me kryetarin e Shoqata Çamëria Kosovë z. Përparim Uka dhe anëtarët e kryesisë të cilët erdhën enkas nga Kosova për të na mbështetur në fushatën zgjedhore. Ju faleminderit vëllezër për energjinë dhe përkrahjen e pakursyer që na keni dhënë dhe vazhdoni të ja jepni. Krenar që jam miku juaj”,– shkruan Tahiri në rrjete sociale.

Me kryetarin e Shoqata Çamëria Kosovë z. Përparim Uka dhe anëtarët e kryesisë të cilët erdhën enkas nga Kosova për të…

Posted by Florian Tahiri on Saturday, April 17, 2021