Kandidati për deputet i Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, Oerd Bylykbashi ka zhvilluar sot një takim me mjekët e qytetit bregdetar.

Bylykbashi shkruan në Facebook se ka biseduar me mjekët për problemet e rënda që ka sot sistemi i shëndetësisë.

Sipas demokratit, këto probleme shpesh kanë emërues sjelljen kriminale korruptive të atyre që qeverisin.

POSTIMI I PLOTË

Një tjetër takim me profesionistët e Durrësit. Mjekët, ata që janë kthyer në heronjtë e përditshmërisë tonë, me punën, dijen, përkushtimin, pasionin, vetëmohimin dhe jo rrallë sakrificën sublime.

‎Biseduam për problemet e rënda që ka sistemi i shendetësisë. Probleme që shpesh kanë emërues të vetëm sjelljen kriminale korruptive të atyre që qeverisin.

Nëse ka një sistem që bie i pari kur shteti degradon, ai është shëndetësia publike. Sistemi ynë shëndetësor është shkërmoqur përpara interesave që kapin shtetin dhe babëzisë së një grushti përfituesish të lidhur me qeverinë.

‎Vetëm mjekët e mbajnë në këmbë shërbimin për qytetarët përballë një shteti që i trajton si shërbyes pa dinjitet, madje i kërcënon me vendin e punës kur ata flasin e denoncojnë skandalet dhe PPP korruptive që vetëm të sëmurëve dhe shëndetësisë nuk i vlejnë.

Më 25 prill, ndryshimi që do nisë në Durrës duhet të nisë edhe në shëndetësi!

Një tjetër takim me profesionistët e Durrësit. Mjekët, ata që janë kthyer në heronjtë e përditshmërisë tonë, me punën,…

Posted by Oerd Bylykbashi on Friday, April 16, 2021