Në KZAZ nr.21, e cila ka 100 qëndra votimi, në fillim janë hapur 11 kutitë e ish-njësisë vendore të Ishmit. Këtu demokratët synonin një fitore të thellë nisur nga zgjedhjet e 2015, ku Grida Duma doli në avantazh prej 381 votash.

Por rezultati foli për PS. 1375 vota mori PS, 797 PD, dhe 514 LSI-ja. Votat e avantazhit të PD kishin shkuar për LSI-në.

E vetmja qëndër votimi ku fitoi PD ishte ajo e fshatit Rrotull, edhe këtu me një avantazh prej 20 votash ndaj PS-së.

Ish-njësia e Ishmit ishte si një ishull shprese për demokratët, pas humbjes me disavantazh prej 13.710 votash të Grida Dumës në 2015. 

Në Ishëm, Duma fitoi me 282 vota diferencë ndaj Dakos. Leximi një pas një i kutive të tjera zhytën në dëshpërim demokratët dhe LSI-stët.

K.H.