Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari në një dalje për media ka komentuar mbarëvajtjen e protestës së 16 shkurtit, e cila është organizuar nga opozita e bashkuar.

Braimllari përmes një apeli kërkoi nga kryeministri Edi Rama të mbajë larg protestës provokatorët. Deputeti i LSI-së tha se Policia e Shtetit nuk duhet t’i shërbejë politikës por sigurisë publike.

“Nuk ka për detyrë të bëjë politikë. Policia e shtetit të respektojë rendin dhe sigurinë politike dhe mos t’i shërbejë politikës. Ende janë në kërkim 3 drejtues të lartë të policisë së shtetit, të cilët ishin bërë njësh me krimin.

Paralajmërojmë Edi Ramën të mbajnë larg provokatorët nga protesta e ditës së shtunë. I vetmi person që kërkon të destabilizojë vendin është Edi Rama”, tha ai.