20 shkurti/ Basha: Bashkë ta ndezim flakën e shpresës

20/02/2020 - 19:27

Sot në mbrëmje, në këtë datë të shënuar për Shqipërinë, që përkon me 29-vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, kryetari i opozitës Lulzim Basha vjen me një thirrje të fortë për shqiptarët. Nga Teatri Kombëtar, ku po mbahet një konkurs për memorialin e Lëvizjes Studentore, ku të pranishëm janë dhe ish-studentë të Dhjetorit, artistë dhe qytetarë, Basha pohoi se shqiptarët duhet të bëhen bashkë për lirinë e Kombit. Mes të tjerash Basha u kthye pas në kohë, ndërsa tregoi se mbrëmjen e 19 shkurtit të vitit 1991-in, ishte pranë shtatores së Enver Hoxhës, busti i të cilit ditën tjetër u rrëzua.

“Faleminderit për këtë mbrëmje të mrekullueshme. Faleminderit të rinjve për protestën e sotme. Faleminderit për atë çka shënoi 20 shkurtin. Ajo është vepra më e pastër dhe e kulluar të çdo shqiptari. Falënderimi i takon të gjithëve, të cilët ndezën shkëndijën e shpresës. Sot jemi mbledhur këtu për ta kujtuar atë. Qytetarët me të njëjtën pathos u vërsulën që t’i qëndrojnë krah studentëve. Nata e 19 shkurtit të 1991 ishte një natë shumë e ftohtë, të cilën e mbaj mend shumë mirë. Për rastësi u gjenda në pak çaste pranë shtatores së vetmuar të diktatorit të do të binte nesër. Si shumëkush, ishte një natë e mbushur me pasiguri. Pas lëvizjes së dhjetorit, për 2 muaj, natë pas nate, pasiguria po na rrethonte. A ka kombi një shpirt, a ka masa një shpirt? Po. Ka shpirtin e më të guximshmit prej nesh dhe më kurajozin prej nesh. Shpresën e vet e ndez për të gjithë Shqipërinë. Çfarë është kjo para se të cilës gjendemi sot, përveçse përmasa e papaguar e mëkatit tonë kombëtar. E mos reflektimit deri në fund për padrejtësitë që përjetuam. Për fatin që shkelen dhe përdhosën krenarinë e tjetrit. E mungesës së ndjesës së sinqertë të atyre që sakrifikuan”, tha Basha.

Mes të tjerash ai tha se tashmë shqiptarët duhet të bëhen bashkë për të ndezur shpresën.

“Po kurrë nuk është vonë që të kërkojmë ndjesë për mëkatet tona kombëtare. Me këtë provë të qëndresës së vlerave, të përfaqësojmë dhe në këtë destin (fat), të Shqipërisë si gjithë Europa. Zoti ju bekoftë ju qëndërestar që rrëzuar diktaturën, bashkë ta ndezim flakën e shpresës dhe këtë natë të 20 shkurtit të 2020 të betohemi së bashku se shpirtrat tanë, forca jonë, mendjet tona, trupat tanë do të jenë bashkë në realizmin më fisnik që ky komb të ketë lirinë.”, përfundoi Basha.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta paralajmëron se nga nesër do të ushtrojë detyrën e tij në formë zyrtare me takime vetëm institucionale me çdo lider

Presidenti Meta ka publikuar në ‘Opinion’ sms-në që i ka dërguar një diplomat në Tiranë lidhur mbi lëvizjet që Rama po bën për të ndryshu

Ish-deputeti Astrit Patozi ka komentuar nismën e kryeministrit Edi Rama për të bërë të dielën pa makina nga tetori i këtij viti deri në m

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka postuar një video në rrjet, përmes së cilës shprehet kundër vendimit më të fundit të kryeministrit

Kryedemokrati Lulzim Basha ka vazhduar edhe ditën e sotme me daljet në terren te bizneset e prekur nga situata e Covid-19.

Nisur nga ngjarjet e fundit pas shembjes së Teatrit Kombëtar, deputeti i opozitës Lefter Maliqi ironizon  kryeministrin Rama dhe i thotë

Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas propozimit të kryeministrit Edi Rama, se nga muaji tetor deri në mars të vitit 2021 nuk do të lejohet

Edhe pse ka kaluar mbi një javë nga shembja e Teatrit Kombëtar, sërish vijojnë reagimet nga politika.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, jep lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të PD në Mirditë, Preng Toma.

Kryeministri Edi Rama e nis këtë të hënë me një lajm të mirë nga Tamara e Malësisë së Madhe, teksa thekson se po përfundon fabrika e re a