Kryeministri Edi Rama ka njoftuar për një takim e rradhës me diasporën, këtë herë në Milano.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se takimi me shqiptarët në Itali do të mbahet më 26 maj në orën 11:00 në Milano.

“26 MAJ, ora 11:00, me shqiptarët e Italisë në Milano🇦🇱❤️🇮🇹”, shkruan Rama.

Kujtojmë se para pak ditësh Rama zhvilloi takimin e parë me shqiptarët në Greqi, ku u prit nga qytetarët shqiptarë që jetojnë në shtetin grek.