“Agim Kajmaku të shkarkohet e të arrestohet menjëherë”, PD zbulon vendimin e Gjykatës greke

17/09/2019 - 20:21

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka publikuar një dokument, i cili sipas tij  tregon se Gjykata e Janinës ka konfirmuar të gjithë denoncimet e Partisë Demokratike se kryetari i bashkisë Vorë, Agim Kajmaku, ka qenë në kërkim nga drejtësia greke, pasi është arrestuar në Janar 2003 me emrin Jorgo Toto dhe ai e ka fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.

Gazment Bardhi thekson se seancat gjyqësore për Jorgo Toton e Bashkisë së Vorës, të zhvilluara në Janinë për 4 ditë, u japin fund zvarritjeve të prokurorisë, ndërsa shton se vendimi konfirmon se Kajmaku ka qenë në proces penal të hapur në Greqi si dhe me urdhër-arresti në fuqi.

Më tej, Bardhi thekson me një status në “Facebook” se vendimi i Gjykatës së Janinës konfirmon se Agim Kajmakut (alias Jorgo Toto), nuk i lejohej nga ligji i dekriminalizimit që të kandidonte për kryetar bashkie. Sipas Bardhit, kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku edhe pse e ka mbyllur çështjen në Greqi ai tani duhet të përballet me ligjin shqiptar pasi ka mashtruar qytetarët e Vorës dhe ka shkelur ligjin e dekriminalizimit.

Reagimi i PD:

Gjykata e Janinës konfirmoi të gjithë denoncimet e Partisë Demokratike se Agim Kajmaku ishte në kërkim nga drejtësia greke, pasi është arrestuar në Janar 2003 me emrin Jorgo Toto dhe ai e kishte fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.

Seancat gjyqësore për Jorgo Toton e Bashkisë së Vorës, të zhvilluara në Janinë për 4 ditë, u japin fund zvarritjeve të prokurorisë për zbulimin e identitetit të kandidatit të Edi Ramës. Megjithëse i dha kohë të sigurojë që nuk futet në burg në Greqi duke mbyllur çëshjtjen atje, Agim Kajmaku ka punë me ligjin shqiptar. Vendimi konfirmon se Agim Kajmaku alias Jorgo Toto ka qenë me proces penal të hapur në Greqi dhe me urdhër arresti në fuqi, ashtu sikurse Partia Demokratike denoncoi.

Vendimi konfirmon se Agim Kajmakut, alias Jorgo Toto, nuk i lejohej nga ligji i dekriminalizimit të kandidonte për kryetar bashkie.

Vendimi konfirmon se Agim Kajmaku, alias Jorgo Toto ka gënjyer në Formularin e Dekriminalzimit, duke kryer veprën penale të fallsifikimit të dokumenteve. Agim Kajmaku ka fshehur arrestimin në Greqi me emrin Jorgo Toto. Për këtë duhet të shkarkohet nga detyra dhe t’i vihen menjeherë prangat për shkeljen flagrante të ligjit të dekriminalizimit dhe mashtrimin e qytetarëve shqiptarë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama e ka nisur të dielën me një postim për Teatrin e ri Kombëtar.

Ish-presidenti Bujar Nishani i është përgjigjur me një foto akuzave të qeverisë kundër takimeve të kryeopozitarit Lulzim Basha në qytetin

Përfaqësuesi i PS në Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik de

Bashkëkryetarja e tryezës së Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik tha se PD-ja nuk e pran

Në një prononcim për mediat, përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi janë shprehur se ende nuk ë

Kryediplomati shqiptar, Gent Cakaj, i konsideron sulme të ulëta politike disa pretendime në vend dhe në Prishtinë se Tirana synon ta

Partia Demokratike kërkon shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit Ardi Veliu.

Ish-presidenti Bamir Topi bëri deklaratën e fortë në emisionin "Kjo javë" në "News24" teksa tregoi se rruga e vetme se si mund të rrëzohe

Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj deklaroi se çështja e Teatrit Kombëtar shërben si pretekst për kryeministrin Edi Rama, për të tensi

Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio ka kundërshtuar vendimin e disa vende për moshapjen e kufijve me Italinë, për shkak të situatës