Në një kohë, kur kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi se opozita do të udhëheqë revoltën qytetare duke paralajmëruar nisjen e protestave mbarëpopullore, aleati i tij dhe njëkohësisht kreu i PAA-së Agron Duka shfaqet i prerë në një postim në rrjetin social Facebook.

“Ose do të gjejmë një rrugë, ose do të krijojmë një të tillë”,- shkruan Duka përkrah fotos ku shfaqet së bashku me Nard Ndokën, Dashamir Shehin dhe Vangjel Dulen.

Nuk kuptohet qartë nëse Duka ka dashur të thotë me postimin e tij se i bashkohet qëndrimit të opozitës së bashkuar për të forcuar opozitarizmin me qëllim rrëzimin e qeverisë Rama, apo nëse kreu i PAA-së e ka fjalën për reformën zgjedhore, për të cilën ka nënvizuar se duhen ndryshime në kod dhe sistemin zgjedhor.

Një ditë më parë ai propozoi dhe shtyrjen e zgjedhjeve lokale, nëse PD dhe PS arrijnë konsensusin për këto ndryshime. Fakti që shfaqet në foto me krerët e 3 partive të tjera të vogla të bën të mendosh se takimi në fjalë lidhet me Reformën Zgjedhore.

Gjithsesi mbetet për t’u parë në ditët në vijim qëndrimi i Agron Dukës.