Akademiku Fuga thirrje publike: Është koha që të veprojmë

21/07/2019 - 15:49

Akademiku Artan Fuga ka bërë një thirrje publike për të gjithë kolegët e tij pasi siç thotë ai, ligji i kaluar në Kuvend për Akademinë e Shkencave cënon statusin e profesorit dhe të profesorit të asociuar!

Fuga shkruan në Facbook se pasiviteti dhe gjumi ynë do të jenë të pafalshëm dhe se nuk është fjala për partitë, as për politikë partiake, por për veten tonë dhe për universitetet shqiptare, për dijen dhe rininë kombëtare.

POSTIMI I PLOTË

Profesorë, prof. të asociuar, doktorë të universiteteve private dhe publike

Thirrje publike

Sikurse e kam thirrur publikisht, ligji që kaloi në Kuvend për akademinë e shkencave veç të tjerash cënon në kundërshtim me ligjet në fuqi statusin e profesorit dhe të profesorit të asociuar!

Eshtë koha që ne të veprojmë sipas të gjitha të drejtave tona të njohura ligjërisht dhe demokratikisht për të ngritur zërin dhe vepruar që:

Të mos degradohet statusi ynë socio-profesional

Të mos degradohet statusi i universiteteve publike dhe private duke rrënuar stafet e tyre

Të mos shkatërrohet imazhi i kërkimit shkencor në Universitete dhe të ruhet pavarësia e tij e plotë që disa uzurpatorë të vetëquajtur si “akademikë” duan ta shkatërrojnë!

Të mos ulet edhe më poshtë vlera e diplomave të universiteteve me forcën e një ligji të bërë edhe kundër teknicienëve dhe specialistëve të arsimit dhe shkencës!

Të mos bllokohet karriera shkencore e doktorëve dhe kërkuesve të rinj shkencorë!

Unë e di se çfarë duhet dhe mund të bëhet! Pasiviteti dhe gjumi ynë do të jenë të pafalshëm! Nuk është fjala për partitë, as për politikë partiake, por për veten tonë dhe për universitetet shqiptare, për dijen dhe rininë kombëtare!

Kush beson, kush ka sadopak energji, kush kasedër dhe dinjitet profesional le të më bashkohet! Unë kam një propozim shumë konkret dhe konstruktiv për të gjithë ne!

Jemi lënë në baltë!

Mjafton të më shkruani brenda datës 28 korrik 2019 në inbox të facebook, ose në messenger dhe jam gati ta ndaj idenë time me cilindo nga ju!

Ju pres! Pastaj pushimet verore, deti, rëra, mali, aty janë, presin!

E drejta juaj për të më lënë vetëm! Unë do të vazhdoj qoftë edhe i vetmuar! Jo për vete, por për ne!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka takuar përsëri banorët e zonës së Plazhit në Durrës, të cilët u prekën nga

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Integrimin Europian ku në fokus të bisedimeve ishte shqyrtimi i projektligjit "Për mediat audiovizive d

Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani i është përgjigjur institucionit të Presidencës.

Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot një video në gjuhën angleze, në të cilën shpjegohet edhe një herë si është kapur Këshilli i Emërime

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka ironizuar në rrjete sociale situatën e krijuar në vend pas tërmetit.

Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se tërmeti i 26 nëntorit nxori në pah Shqipërinë e vërtetë, të varfër e të vjedhur, si dhe paaftësinë dh

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një dalje për mediat ka apeluar që këto të fundit të tregojnë fuqinë përballë kryeministrit Edi Ra

Kryeministri Edi Rama ishte sot edhe në familjen Gjana në Durrës, e cila humbi një familjar nga tërmeti i rëndë që goditi vendin më 26 në

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, ka reaguar pas deklaratës së bërë një ditë më parë nga Kreu i KED, Ardian Dvorani.