Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar pas zgjedhjes së dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ditën e sotme, nga Kuvendi.

Në një postim në Twitter, ndërsa mirëpret këtë vendim, Delegacioni i BE thekson se zbatimi i Reformës në Drejtësi është thelbësor.

"Sot Parlamenti zgjodhi dy anëtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Ne e mirëpresim këtë vendim dhe presim krijimin e një Gjykatë funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur. Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe është thelbësor për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në Bashkimin Europian".