Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka kërkuar falje në emër të gjithë klasës politike për gjendjen e arsimit në Shqipëri që sipas saj duhet të ndryshojë.

Gjatë debatit për gjendjen e arsimit në emisionin ‘Dritare me Rudinën’, Kryemadhi tha se merr përsipër dhe kërkon falje në emër të gjithë kryeministrave në këto 28 vite.

“Kërkoj unë falje për të gjithë kryeministrat në këto vite. Kërkoj falje për këtë degradim të arsimit. Nga kopshti ku rrihen fëmijët deri në fakultet. E marr unë përsipër. Përballem unë me të gjithë dhe kërkoj unë falje në emër të gjithë klasës politike”,– tha Kryemadhi, teksa shtoi se tashmë gjithçka duhet të ndryshoje.