Balla: Reforma zgjedhore kryefjala e këtij sesioni

02/09/2019 - 19:21

“Jemi besimplotë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meriton plotësisht fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Fillimi i bisedimeve nuk është vetëm fitore e Qeverisë, por e aspiratës së shqiptarëve. Unë di të vlerësoj edhe rolin tuaj si deputetë të opozitës për të miratuar edhe ligjet e paketës së reformës në drejtësi.”

Kështu e nisi fjalimin në sesionin e ri, Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të PS, për të kaluar te reforma zgjedhore, të cilën e konsideroi kryefjalë të punimeve të Parlamentit. Ai theksoi se mazhoranca mirëpret në komision edhe Partinë Demokratike.

“Padyshim që reforma zgjedhore është kryefjala e këtij sesioni parlamentar, jo vetëm me ju (opozita), por edhe opozitës jashtë parlamentare, duke i garantuar PD-së një vend për përfaqësuesin e saj, duke i garantuar edhe veton. Përsëris edhe njëherë atë që kryeministri rishprehu që, ne mirëpresim që edhe PD të ushtrojë të drejtën e saj në këtë komision”, tha Balla.

“Për reformat e rëndësishme ne duhet të jemi bashkë”, shtoi Balla. Ai theksoi se Komisioni i Reformës Zgjedhore do të adresojë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR. Zyrtari socialist foli edhe për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, duke i konsideruar si fitore të demokracisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik të reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari deklaroi sot në studion e emisionit “Opi

Familja e vajzës së abuzuar seksualisht në zonën e Paskuqanit do të zhvendoset në Tiranë.

Është mbyllur pa marrëveshje takimi i Këshillit Politik me Ambasadoren Amerikane Yuri Kim lidhur me çështjen e reformës zgjedhore.

Një lajm tronditës ka qarkulluar në mediat turke, të cilat shkruajnë se administratori i klubit sportiv Flamurtari Sinan Idrizi i cili ës

Presidenti i Republikës Ilir Meta dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 55/2020 “Për shërbimet e pagesave”.

Në kuadër të finalizimit të alternativës qeverisëse të Partisë Demokratike, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti në një ta

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje reformën zgjedhore, për të cilën deri më tani nuk është gjetur konsensus nga

Pas Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, sot Partia Demokratike dorëzoi në SPAK një kallëzim për shembjen e Teatrit Kombëtar, pasi

Pas tejkalimit të pandemisë dhe rihapjes, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi është takuar me ambasadorët e OSBE, Bernd Borchardt dhe atë të Zvic

Kreu i opozitës shprehu falenderimin për Komisionerin për Zgjerimin, i cili tha se arritja e një marrëveshje për reformën zgjedhore është