Taulant Balla ka uruar sot ditëlindjen e Partisë Socialiste përmes një videomesazhi të publikuar në Facebook. 

Sipas kreut të grupit parlamentar, PS është forca kryesore e vendit për të ndërtuar dhe forcuar shtetin e së drejtës, sundimin e ligjit, mbi parimet e solidaritetit social.

Balla iu shpreh mirënjohje themeluesve të PS-së, ndërsa shton se e majta ka qenë gjithmonë në kahun e duhur të historisë.

POSTIMI I BALLËS

12 Qershor

Gëzuar ditëlindjen e 30-të të Partisë Socialiste, forca kryesore politike në vend, që spikat në përpjekjet e saj për integrim europian, për të ndërtuar dhe forcuar shtetin e së drejtës, sundimin e ligjit, mbi parimet e solidaritetit social.

Mirënjohje të gjithë themeluesve kurajozë, të cilët më 12 Qershor 1991 i dhanë Shqipërisë një forcë politike, e cila në këto 30 vite ka qenë gjithmonë në kahun e duhur të historisë

Mirënjohje të gjithë anëtarësisë, patronazhistëve, mbështetësve tanë për kontributin e pazëvendësueshëm në çdo fitore tonën elektorale