Në një dalje për mediat, kryedemokrati Lulzim Basha ka folur me emra këtë herë duke akuzuar për masakrën elektorale një sërë deputetësh e politikanësh.

Saktësisht, Basha akuzon kryeministrin Edi Rama, Tom Doshin bashkë me 3 deputetët e PSD, Aqif Rakipin dhe djalin e dhëndrin e tij që dolën deputetë, Vangjush Dakon bashkë me 3 deputetët e qarkut të Durrësit, Ilir Ndraxhin, Jurgiis Çyrbjen dhe Rrahman Rrajën, si dhe Aurora Marën.

Ai garanton se përfundimi i betejës që ka nisur PD tashmë do të jetë në të gjitha frontet për të sjellë në fund rrëzimin e regjimit.

“25 prilli është masakër elektorale, viktima e të cilës nuk është PD. Rezultati ynë flet qartë, besimi, shpresa që zgjuan e bashkuan pavarësisht prej rolit të paprecedentë të krimit të organizuar, parave të pista, apo dhe shkrirjes së vijave mes partisë e shtetit, nuk ia doli dot të zvogëlonte bashkimin. Detyrimi i parë është para shqiptarëve, jo vetëm para kandidatëve për deputetë, apo militantëve të PD që bënë betejë historike duke pasur përballë të gjithë. Thënë kjo, një gjë është e sigurtë, ndërsa ne vijojmë mbeldhjen e faktimin e provave, të gjithë kamerat e mikrofonët duhet të drejtojnë pyetjet tek autorët, Rama-Doshi-Rakipi. Si i morën votat 3 deputët e Tom Doshit, si i mori votat Vangjush Dako, Jurges Çyrbja, Rrahman Rraja dhe Ilir Ndraxhi i Avdylajve. Si i mori votat djali dhe dhëndri i Aqif Rakipit. Si i mori votat Aurora Mara e Gent Marës. A mund të pranojë Shqipëria, që sot mban me krenari anëtarësimin në NATO. Mban këtë peshë e krenari, ndërkohë që mban edhe këtë masakër elektorale.  Një nga kushtet kryesore të anëtarësimit të NATO ishte mbrojtja e demokracisë. Kjo betejë do bëhet në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë. Përfundimi do jetë i qartë, rrëzimi i regjimit.”– tha Basha.