Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thirrur sot në një takimn ë selinë blu aleatët e tij të opozitës së bashkuar.

Tryeza në fjalë vjen pas takimit që lideri i demokratëve pati sot me presidentin Ilir Meta, ku ky i fundit e thirri Bashën në Presidencë një ditë pas shtimit të akuzave ndaj KED dhe deklaratave për grusht shteti nga mazhoranca.

Në takim Meta i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare, ndërsa është shprehur se do bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit.

Kujtojmë se mes Presidencës dhe mazhorancës ka pasur një tjetër përplasja sa i takon miratimit të ligjit për betimin e gjyqtarëve, ku i hiqen kompetencat presidentit.