Basha në Durrës me biznesin e prekur nga tërmeti: 5 masat e menjëhershme që duhet të marrë qeveria

13/01/2020 - 13:30

Kryedemokrati Lulzim Basha është takuar sot në Durrës me pronarë dhe punonjës fasonerie dhe të një punishte perpunimi qumeshti, të cilët janë prekur nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Në një postim në Facebook, Basha shkruan se mosmarrja e masave të menjëherëshme, do të sjellë pasoja të rënda për ekonominë dhe punësimin në Durrës dhe gjithë Shqipërinë.

Banorët i kanë shprehur Bashës shqetësimin e tyre se situata po i çon drejt falimentimit ndërsa kryedemokrati liston 5 masat e menjehershme që duhet të marrë qeveria.

POSTIMI I PLOTË

Kriza ekonomike që ka përfshirë vendin dhe pasojat e tërmetit, kanë gjunjëzuar biznesin e Durrësit, një prej ekonomive më të rëndësishme të vendit. Shteti deri tani ka qene inegzistent për të ndihmuar në ringritjen e biznesit.

Sot u takova me pronarë dhe punonjës fasonerie dhe të një punishte perpunimi qumeshti.

Ata më shprehën shqetësimin e tyre se situata po i con drejt falimentimit. Shumë punonjës ende nuk janë rikthyer në punë pasi janë detyruar të strehohen larg vendbanimit të tyre në pamundësi të përballimit të kostove të një shtëpie me qera apo të jetojne në çadra.

Deri tani nuk kanë marrë asnjë bonus qeraje, ndërsa i sorollasin nga njëra zyrë në tjetrën. Bizneset nuk kanë patur asnjë mbështetje nga shteti për dëmet e shkaktuara ndërkohe që duhet të paguajnë taksat e rritura dhe fuqia blerëse është në nivelet minimale.

Mosmarrja e masave të menjëherëshme, do të sjellë pasoja të rënda për ekonominë dhe punësimin në Durrës dhe gjithë Shqipërinë.

Edhe njëherë i kërkoj qeverisë të marrë masa të menjëhershme për ringritjen e biznesit në zonat e prekura nga tërmeti duke nisur me:

1.Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore gjatë periudhës së rindërtimit për të gjithë operatorët ekonomikë me aktivitet në zonat e prekura.

2. Përjashtimin nga tatim fitimi për të gjitha subjektet që e ri-investojnë fitimin për të rikuperuar dëmet e tërmetit.

3. Pezullimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën deri në rikuperimin e dëmeve dhe pagesat e shtyra të kryhen me këste pas periudhës së rikuperimit.

4. Përjashtimin nga tvsh për të gjitha materialet, lëndët e para, mjetet kapitale që përdoren për rikuperimin e dëmeve.

5. Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit gjatë kohës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rama dhe Merkel takohen në Berlin. Merkel: Do të punojmë me forcë për një marrëveshje për çeljen e negociatave qysh në mars.

Bashkëkryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore pas takimit të ekspertëve dhe përfaqësuesve politikë për këtë reformë, në një prononc

Për të përmbushur afatin e 15 marsit, grupit i punës për Reformën Zgjedhore ka listuar 12 çështje kyçe, ku vërehet se pjesën më të madhe

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca ka takuar ambasadoren e re të SHBA, Yuri Kim.

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në Presidencë ambasadoren e re amerikane, Yuri Kim, ku kjo e fundit i ka dorëzuar letrat kredenciale.

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në zyrën e Kancelares Gjermane, Angela Merkel.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, tragjedinë që mori miliona jetë njerëzish.

Në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës, Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar viktimat e Holokaustit.

Nëse nuk do të caktohet data e zgjedhjeve të përgjithshme dhe vendore pas miratimit të reformës zgjedhore, opozita do t'iu rikthehet prot

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot drejt Gjermanisë ku do të zhvillojë një takim me kancelaren Angela Merkel.