Basha në Durrës: Qytetarët të shqetësuar, nuk është interesuar askush

05/12/2019 - 21:09

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar nga Durrësi se qytetarët janë të shqetësuar pasi sipas tyre askush nuk është interesuar për gjendjen e tyre madje dhe kur kanë kërkuar informacion në bashki.

Në një postim në Facebook, Basha shkruan se vlerësimi i banesave nuk ka përfunduar ende dhe kjo ka bërë që banorët të ndjehen të pasigurt për tu kthyer në apartamentet e tyre dhe kanë ditë të tëra që flenë me fëmijët në çadra ose makina.

“Qeverisja lokale dhe qendrore e ka për detyrë tu vijë në ndihmë dhe tu përgjigjet qytetarëve në çdo kohë, dhe tani më shumë se kurrë për shkak të traumës që kanë kaluar nga tërmeti.

Vlerësimi i pallateve dhe shtëpive është i domosdoshëm dhe duhet të kryhet pa vonesa. Për këtë arsye qeveria duhet të angazhojë pa humbur kohë inxhinierët që janë të gatshëm të kontribojnë. Organizimi dhe autorizimi shtetëror i një kontigjenti prej 500 inxhinierësh të gatshëm të angazhohen, do të mundësonte përfundimin pa sorollatje të vlerësimit të çdo objekti të dëmtuar nga tërmeti, në mënyrë që qytetarëve tu jepet qartësi dhe siguri.”, shkruan ndër të tjera Basha. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Rama njoftoi se duke filluar nga data 1 qershor do të lejohet qarkullimi i automjeteve në të gjithë vendin.

Kryeministri Rama, në daljen e tij të fundit kushtuar Covid-19, u shpreh se kjo do të jetë java e fundit me masa kufizuese.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar pak minuta më parë se mbrëmjen e sotme, në orën 21.00, do të komunikojë për herë të fundit për atë që e

Teksa kanë ngelur dhe katër ditë nga afati për përfundimin e Reformës Zgjedhore, Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe nënkryetari i kësa

Presidenti Ilir Meta reagon pas publikimit të mesazhit të diplomatit të huaj, duke thënë se shërben si një kambanë alarmi për të gjithë.

Presidenti Ilir Meta sqaron plaftormën e tij me 14 pika për realizimin e Reformës në Drejtësi dhe integrimin e Shqipërisë në BE.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me ambasadorin gjerman Peter Zingraf në selinë blu.

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia ka akuzuar qeverinë pas infektimit të mjekëve dhe infermierëve në QSUT.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim shumë të hapur dhe konstrukitv me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Duncan N

Kryeministri Edi Rama shkruan në Facebook se parku fotovoltaik i Karavastasë do të jetë më i madhi në Ballkan dhe kjo sipas tij, do të je