Pasi bashkëshortja e kryedemokratit Lulzim Basha, Aurela publikoi një foto të tyren në makinë duke udhëtuar ka reaguar zv.kryeministri Erion Braçe.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Braçe ka kritikuar Bashën se nuk ka vënë rripin e sigurimit teksa drejton mjetin.

“Vendos rripin ooooo rryp!

Nuk je ndryshe nga mileti ti edhe pse zgjohesh në drekë;

Ligji nuk ndryshon se je ti!”, shkruan zëvendëskryeministri.