Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas premtimeve të kryeministrit Edi Rama për rritje të pagave për punonjësit e shëndetësisë dhe për uljen e taksave për bizneset e vogla.

Në një postim në Twitter, Basha shkruan se nëse do ishin bërë realitet premtimet që bën Rama, vendi nuk do ishte në këtë gjendje që është sot.

“Sikur të ishin bërë realitet ato që thotë ky, Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje sot. Por pas 7 vitesh premtimesh të pambajtura, a ka njeri që ja vë më veshin këtij?”