Në Ditën e Verës, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar nga Elbasani për më shumë mbarësi teksa ka vënë veroren, simbolin e kësaj feste. Basha theksoi se së bashku do ia dalim të sjellim pranverën shqiptare që shqiptarët të mos ikin.

“Bashkë me familjet autoktone të Elbasanit, një urim i përzemërt për shqiptarët në Ditën e Verës për më shumë mbarësi në familjet e tyre! Në këtë Ditë të Shpresës, kam besim se, duke u bërë së bashku, do t’ia dalim të sjellim Pranverën Shqiptare, që fëmijët e shqiptarëve të mos ikin refugjatë nga papunësia dhe pamundësia për të ndërtuar jetën në vendin e tyre. Të largojmë të keqen që po vret shpresën dhe të ndërtojmë, së bashku, të ardhmen më të mirë në Shqipëri”.