Bashkia e Durrësit është një ndër 6 Bashkitë e vendit që po vë në zbatim manualin e proceseve bazë për arsimin parashkollor, funksion i marrë së fundmi nga pushteti vendor. Në bashkëpunim me ekspertët e projektit “Bashki të Forta” po punohet intensivisht për të sjellë një model sa më funksional për ofrimin e shërbimit në nivelet më të larta të arsimit parashkollor. 

Bashkia Durrës ka në fokus infrastrukturën sociale dhe arsimore për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Durrësit. Gjatë vizitës në kopshtin “7 Marsi” kjo nismë iu prezantua edukatoreve. Në këtë prezantim ka marrë pjesë kryetarja e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako si dhë përfaqësues të projektit “Bashki të Forta”.

Sako ka biseduar edhe me edukatoret e këtij kopshti, ku përtej punës së bukur që kanë, ato ndanë me kryebashkiaken edhe sfidat e përditshme si dhe bashkëbiseduan me të në lidhje me modelet e reja të ofrimit të shërbimit në arsimin parashkollor. Në fund të takimit të pranishmit vizatuan me fëmijët e“Grupit të Luleve”.