Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës. Erion Veliajn dhe kreun e qeverisë, Edi Rama, se po shkatërrojnë Teatrin Kombëtar.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili thotë se askush nuk mund të prekë vlerat kombëtare të Teatrit.

STATUSI I PLOTË 

Qytetaret bastarde ne krye te qeverise dhe te bashkise duan te shkatërrojnë Teatrin Kombetar.

Askush nuk mund te preke vlerat kombëtare te teatrit te lartësuara nga talenti i jashtezakonshem, djersa mundi i brezave te tere aktoresh e regjisorësh.

Mijra qytetare ne dhjetra vjet jane bere me te mire fale teatrit kombetar.

Keta qytetare te klonuar, ne krye te qeverise dhe bashkisë janë turpi i ketij qyteti, ata dhe kushdo qe do te votoje shkatërrimin e Teatrit Kombëtar.

Damka e anti-qytetarise se Tiranës nuk do ti ndahet kryeministrit dhe kryetarit te bashkisë.