Befason Kryeministri Edi Rama me postimin e tij të fundit në Instagram. Ai ka shpërndarë një fotomontazh të pazakontë, ku skulptura e Davidit të Mikelaxhelos paraqitet me fytyrën e kreut të qeverisë.

Në fotomontazh janë vendosur pjesëtar të opozitës, mes tyre kryetari i PD-së Lulzmim Basha si dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Ata shfaqen të pozicionuar para skulpturës duke shkrepur një “selfie”.

Fotomontazhin e ka kryer faqja Brryli Broadway, dhe shefi i qeverisë me nota humori shkruan: Ej Brryli Broadway ça bohet kshu nga doli kjo?