Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar sërish pas lajmeve të përhapura në media se do të jetë pjesë e partisë së re Bindja Demokratike.

Lajmi u përhap pas një fotografie të publikuar në media, ku Hajdari dukej teksa diskuton me ish-deputetin demokrat Astrit Patozi.

Por në një reagim të minutave të fundit në rrjetin social Twitter, Rudina Hajdari teksa i uron suksese krijimit të kësaj force të re politike, mohon të jetë pjesë e saj.

“Duke i uruar suksese përpjekjeve të çdokujt për demokratizimin e vendit dëshiroj të theksoj se pavarësisht lajmit që u përhap nuk kam asnjë lidhje dhe në vazhdim do të fokusohem tek puna dhe objektivat Grupit Parlamentar Demokrat”, shkruan Hajdari.