Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, ka shkarkuar të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë përfshi edhe ambasadoren.
Sipas Top Channel, kjo fortunë në ambasadën shqiptare në Athinë është motivuar nga Cakaj me mos performancë dhe shërbime të dobëta ndaj komunitetit shqiptar.
Pa humbur kohë ministri Cakaj ka gjetur edhe emrin që do të zëvendësojë ambasadoren e shkarkuar Ardiana Hobdari .
MPEJ i ka propozuar presidentit Ilir Meta emrin e Luela Hajdaragaj, si ambasadore e Shqipërisë në Athinë.