Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i bëri thirrje Prokurorisë të vijojë hetimet dhe mos pushojë hetimet për çështjen CEZ.

"Prokuroria të mos pushojë çështjen ndaj Berishës dhe Kalajt për të cilët ne kemi bërë një kallëzim penal. Qytetarët shqiptarë kanë humbur 419 mln euro me kompaninë CEZ. Duhet të përdor këtë moment dhe i bëj thirrje Prokurorisë të vijojë hetimet dhe kjo dosje t'i vihet në dispozicion Prokurorisë Speciale që pritet të krijohet. Nuk mund të na thotë Prokuroria që nuk gjejmë Nue Kalajn ku është kandidat për anëtar në Komunën e Prizrenit. Ne nuk jemi si ata, pasi çdo akuze dhe çështje i shkojmë deri në fund. Akuzat që kemi ngritur qëndrojnë plotësisht",- tha Balla.

Hetimet mbi çështjen e shumëpërfolur “CEZ”, mbahen peng nga dëshmia e biznesmenit Kosovar Nue Kalaj. Përmes një leterporosie autoritetet kosovare informojnë prokurorinë shqiptare se kërkimet policore për gjetjen e Kalajt nuk kanë dhënë rezultat.