Deputeti i PS-së Bashkim Fino pritet të jetë njëri prej kandidatëve për postin e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ndërkaq, kjo lëvizje e re, pritet të pasohet me lënien e mandatit në qarkun e Fierit. Dhe karrigen e lënë bosh nga Fino pritet ta marrë një kandidate femër, referuar listës emërore të kandidatëve.

Bëhet fjalë për Gentiana Cakranin, 32-vjeçare, e cila renditet e 11-a në listën emërore.

Aktualisht Cakrani mban postin e Kryetares së PS-së për Fierin dhe është shumë aktive në radhët e PS-së në këtë zonë.

Gentiana Cakrani ka lindur në Fier më 3 qershor 1985. Në vitin 2007 ka përfunduar studimet pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, dega Anglisht në Vlorë. Nga viti 2013 e në vazhdim ka qenë e punësuar si mësuese në shkollën “Naim Frashëri”.