Presidenti Ilir Meta mbajti një konferencë për mediat pas takimit me Komisionin e Venecias. Meta foli për zbatimin e Kushtetutës dhe për krizën politike në Shqipëri. 

I pyetur në lidhje me lajmin që bëri ‘bujë’ në media në muajin korrik, pasi u përfol se Presidenti kishte konsumuar një darkë me kryeministrin Edi Rama në Gjirin e Lalzit, Meta e mohoi këtë gjë. 

Ai foli gjithashtu edhe për ‘zbutjen’ e toneve me qeverinë, Meta u shpreh se ka qenë gjithmonë pro qetësisë dhe dashurisë.

“Dashuria është shumë  e mirë për të gjithë. Edhe për politikanët është gjithashtu shumë e mirë. Përsa i përket darkës unë nuk kam pasur mundësi të takohem me kryeministrin Edi Rama dhe ky është një lajm krejtësisht i pavërtetë. 

Unë kam qenë gjithmonë pro dashurisë dhe u kam ofruar gjithmonë mundësi për dialog, por mesa duket ata (maxhoranca) kanë reflektuar kohët e fundit,”– tha Meta ndër të tjera.